TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2023, 19:23

Miqësorja para ‘Euro 2024’, Duka zbulon kombëtaret me të cilat mund të përballet Shqipëria në mars

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja para ‘Euro 2024’, Duka zbulon kombëtaret me

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zbuluar së fundmi kundërshtarët e mundshëm për miqësoret e marsit, që Kombëtarja do të zhvillojë.

Në një prononcim të dhënë për “Top Channel”, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit ndër të tjera deklaroi se janë disa kombëtare pretendente.

Nuk kemi gjë të përcaktuar, por si kandidat për momentin në mars janë ekipi i Perusë për të luajtur në Itali, Norvegjia dhe Sllovakia për të luajtur në Shqipëri. Akoma nuk kemi vendosur asgjë, ishte dhe Belgjika një mundësi për të luajtur në Tiranë, por e mbylli me një skuadër tjetër”, deklaroi Duka.

kombëtarja miqësore mars

Lini një Përgjigje