TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 20:27

Miqësoret/ Vllaznia e mbyll me turp dhe karton të kuq, Dinamo bie në Tetovë

Shkruar nga Pamfleti

Miqësoret/ Vllaznia e mbyll me turp dhe karton të kuq, Dinamo bie

Këtë të martë u zhvilluan dy ndeshjet miqësore. Vllaznia pësoi disfatë 4-0 nga Olimpia Ljubljana, në sfidën e luajtur në Slloveni.

Dalja me karton të kuq e Jazxhit që në minutat e para komplikoi në maksimum llogaritë, me vendasit që më pas realizuan nga dy gola për secilën pjesë.

Dinamo u mund 2-1 nga Shkëndija në Tetovë. Goli i vetëm për dinamovitët mban firmën e Itodos, ndërsa Krasniqi dhe Kaba nderuan Shkëndijën.

Këto miqësore shihen si teste mjaft të rëndësishme, para ndeshjeve europiane të skuadrave shqiptare.

vllaznia dinamo ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje