TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 20:06

Botërori i Klubeve/ Publikohen formacionet e ndeshjes Real-Juventus, Alonso vendos për Mbape

Shkruar nga Pamfleti

Botërori i Klubeve/ Publikohen formacionet e ndeshjes Real-Juventus, Alonso

Në “Hard Rock Stadium” në Miami, Reali i Madridit dhe Juventusi do të përballen mes tyre për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit tjetër Monterrejiy-Dortmund, përballje që luhet pas mesnatës me orën tonë.

Përsa i përket supersfidës së sotme, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë titullarët më në formë të momentit. Kilian Mbape e nis nga stoli, francezi është grumbulluar për herë të parë me ekipin këtë Kupë Bote për Klube, pasi ka pasur probleme shëndetësore. Rodrigo për herë të tretë rresht nga stoli, ndërsa ai që mund të quhet si “zbulimi” i Çabi Alonsos këtë kompeticion, Gonzalo Garcia e nis nga minuta e parë.

Në anën tjetër, Igor Tudor lë në stol Vlahoviç, në qendër luan me Kolo Muani, në anët e sulmit me Kenan Jilldiz dhe Konseisao.

Spektakli është i garantuar kur luhet një supersfidë e tillë, por frika më e madhe është mos ndërpritet ndeshja për shkak të motit të keq, pasi 6 ndeshje janë ndërprerë deri tani për shkak të stuhive. Një orë para ndeshjes, moti në Miami nuk është aspak i qendrueshëm dhe ka reshje të dendura shiu.

Botërori i Klubeve/ Publikohen formacionet e ndeshjes Real-Juventus, Alonso

real madrid juventus botërori i klubeve

Lini një Përgjigje