
Ditmar Bicaj nuk do të jetë më pjesë e Burrelit për sezonin e ri. Palët ditën e sotme kanë ndarë rrugët mes tyre pas vetëm, 1 viti.
Është vetë trajneri që ka bërë të ditur këtë lëvizje. Bicaj falenderon klubin që i dha mundësinë të drejtonte Burrelin, ndërsa u uron suksese në vazhdim.
Statusi i Ditmar Bicajt:
“Përshëndetje miq,
Aventura ime te KF Burreli mbyllet sot. Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë Mat, z.Agron Malaj për mundësinë e dhënë për të qenë timonieri i skuadrës matjane. Faleminderit edhe për drejtorët e skuadrës për suportin e dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit për krahun tim të djathtë Mir Dika dhe të gjithë futbollistët për këtë sezon të mrekullueshëm. Shumë suksese në të ardhmen”, shkuan Bicaj.

Siç dihet 37-vjeçari është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Tiranës dhe largimi i tij nga matjanët mund të jetë një sinjal për të ardhmen e tij.
Lini një Përgjigje