TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 17:07

Berat Gjimshiti protagonist tek Atalanta, mbrojtësi kuqezi në klubin e “mrekullisë” që katërfishon vlerën

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti protagonist tek Atalanta, mbrojtësi kuqezi në klubin e

Prej kohësh është cilësuar si një Perëndeshë. Në Itali kanë një dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm për Atalantën, ndërsa mediat tregojnë se çfarë ka arritur ky klub në vetëm 10 vjet.

Sipas të përditshmes kryesore, “La Gazeta delo Sport”, që i referohet portalit “Atalanta Oggi”, vlera e shoqërisë futbollistike është katërfishuar, duke arritur nga 150 në 600 milionë euro.

Kjo, nga viti 2015 deri në vitin 2025.

Ka qenë pikërisht periudha kur tek Atalanta ka luajtur Berat Gjimshiti, që mbërriti në Stadiumin Gevis, të njohur më shumë me emrin “Stadiumi i Atletëve të Kaltër të Italisë” pikërisht më 2015 kur ishte 22 vjeç.

U huazua për një vit tek Avelino në Serinë B dhe te Kremoneze në Serinë A, ndërsa gjithë periudhën tjetër e kaloi me fanelën zikaltër.

Për ekipin e trajnerit Xhampiero Gasperini luajti 287 ndeshje gjithsej, duke shënuar 10 gola e shërbyer 10 asist.

Vetëm në Serinë A arriti 250 paraqitje, me 5 gola e 11 asist.

Ishte pikërisht kapiteni i Shqipërisë që udhëhoqi ekipin si kapiten në finalen e Ligës së Europës përballë Leverkusenit të pathyer gjerman, në fitoren e madhe 3-0, duke i dhuruar klubit dhe tifozëve trofeun e dytë në histori, pas Kupës së Italisë të vitit 1963.

E gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa trajnerin Gasperini, që mbërriti në Bergamo më 2016 dhe u largua pikërisht këtë verë.

 

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje