TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 19:23

E ardhmja e Armando Brojës ka vetëm një rrugë, Çelsi heq dorë nga opsioni i zakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Armando Brojës ka vetëm një rrugë, Çelsi

Armando Broja do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare janë lakuar disa emra, ndërsa londinezët kanë vendosur si do veprojnë këtë herë.

Ndryshe nga merkatot e mëparshme, Broja do të shitet nga Çelsi. Për sulmuesin shqiptar nuk ka vend në skuadrën e Enzo Mareskës, që po shikon të përforcohet me emra të tjerë në sulm.

Janë disa lojtarë, njëjtë si Broja, që ndodhen në listën e shitjeve nga Çelsi. Veiga, Sterling dhe Dizazi bëjnë pjesë ndër të tjerë.

Dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për Brojën, që është përballur me dëmtime që kanë zgjatur. 23-vjeçari mund të largohet përfundimisht nga Anglia, për të shfaqur diku tjetër potencialin e tij.

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje