TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 22:27

Mesfushori shqiptar i shënon gol me peshë ish-skuadrës, 26-vjeçari fantastik me fanelën e Sionit

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar i shënon gol me peshë ish-skuadrës,

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Donat Rrudhani ka shënuar një gol fantastik me fanelën e Sionit, për të barazuar rezultatin ndaj Luzernit.

Futbollisti që shpesh e kemi parë te Kosova duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes gjeti rrugën drejtë rrjetës në minutën e 35, për të barazuar rezultatin në 1-1.

Pas një asistimi të Baltazar, Rrudhani me një goditje të fuqishme nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar.   

Për 26-vjeçarin ky gol është edhe më i rëndësishëm pasi është ndaj ish-klubit, Luzern, skuadër që kishte vendosur të mos e mbante verën e kaluar.

Te Sioni luajnë edhe lojtarët e tjerë shqiptarë të Kosovës, si Kreshnik Hajrizi, Benjamin Kololli e Rilind Nivokazi.

 

donat rrudhani mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje