TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 17:42

Medon Berisha ia bën “bum” sërish në Itali, mesfushori shqiptar nuk e ka bindur Silvinjon për titullar në kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Medon Berisha ia bën “bum” sërish në Itali,

Mesfushori i Shqipërisë Medon Berisha po përjeton formë të jashtëzakonshme me ekipin e Leçes. Në javën e 13 kundër Torinos, 22-vjeçari ishte përcaktues me dy asiste në fitoren 2-1 përballë Torinos.

Pas ndeshjes, Berisha u “nderua” me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Paraqitja mbreslënëse nuk është lënë në “hije” as nga media prestigjioze “SofaScore”, duke e vendosur shqiptarin në formacionin e javës, përsa i takon Serisë A.

Interesante është se në këtë 11-she mungojnë emra me peshë si Çalahanoglu, Modriç apo MekTomeni. Medon Berisha është i treti në formacion me notën më të lartë (8.8), pas Neres (9.5) dhe Jilldiz (9.1).

Vlen të theksohet se “regjisori” i Leçes, përtej “kurbës” në rritje në kohë të shkurtër, nuk e ka “bindur” trajnerin e Kombëtares Silvinjo për ta futur në fushë nga minuta e parë.     

Medon Berisha ia bën “bum” sërish në Itali,

medon berisha mesfushori sjqiptar leçe

Lini një Përgjigje