TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 16:57

“Raketa” shqiptare s’ka të ndalur; pas kampionatit, Odise Roshi gjen rrjetën edhe në Kupën e Turqisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Raketa” shqiptare s’ka të ndalur; pas kampionatit, Odise

Odise Roshi po kalon një moment mjaft të mirë me fanelën e Keçiorengyçy, duke u bërë protagonist me golat e tij në ndeshjet e kësaj skuadre.

Pasi shënoi në fundjavë në kampionatin e kategorisë së dytë turke, Roshi gjeti edhe sot rrjetën, këtë herë në Kupën e Turqisë ku skuadra e tij përballej me Kaizerisporin. Ndeshja shkoi me kohë shtesë pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Pikërisht në shtesën e dytë, kur regjistrohej minuta e 117, Roshi shënoi golin që vulosi kualifikimin.

Ai mori topin në zonë dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin që skuadra e tij kishte gjetur vetëm pak minuta më parë e duke i vënë vulën fitores 2-0.

Vlen të theksohet se ky është goli i katërt sezonal për sulmuesin fierak. Gjithashtu, 34-vjeçari është bërë protagonist edhe me 2 asiste.

odise roshi sulmuesi shqiptar kupa e turqisë

Lini një Përgjigje