TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 15:26

Ka zgjedhur të ndjekë “gjakun” e nënës së tij, talenti shqiptar debuton te kombëtarja e Meksikës

Shkruar nga Pamfleti

Ka zgjedhur të ndjekë “gjakun” e nënës së

Mateo Dimareli është një nga emrat më të diskutuar në futbollin e të rinjve. I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një nënë meksikane dhe një baba shqiptar, 16-vjeçari po tërheq vëmendjen e mediave për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe historinë e veçantë familjare.

Për momentin ai ka zgjedhur të ndjekë “gjakun” e nënës së tij duke luajtur me kombëtaren e Meksikës U-16, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës. Mateo Dimareli është pjesë e skuadrës së Hjuston Dinamo në SHBA, ndërsa shumë shpejt ka shfaqur karakteristikat e një talenti të vërtetë.

Por e veçanta e 16-vjeçarit lidhet me një tjetër fakt. Ai është një futbollist i “botës”, pasi në të ardhmen mund të zgjedhë të luajë me katër shtete të ndryshme, Meksikën, SHBA, Shqipërinë ose Greqinë, pasi babai i tij ka edhe nënshtetësi greke.

mateo dimareli talenti shqiptar

Lini një Përgjigje