TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2025, 21:24

“Më morën pasaportën”, policia serbe shoqëron Shakohoxhën

Shkruar nga Pamfleti

“Më morën pasaportën”, policia serbe shoqëron

Policia serbe ka shoqëruar ish-komentatorin shqiptar Dritan Shakoxha 24 orë para “finales” Serbi-Shqipëri do të luhet në Leskovac.

Gazetari ka përjetuar një tjetër eksperiencë të keqe në Serbi pas asaj që ndodhi 11 vite më parë në Beograd.

Shakohoxha ka udhëtuar drejt Nishit për të ndjekur nesër ndeshjen me Serbinë, por është ndaluar në aeroport bashkë me disa kolegë të tjerë gazetarë nga Shqipëria dhe është mbajtur aty për afro 3 orë.

I kontaktuar nga “Top Channel”, Shakohoxha konfirmoi se janë mbajtur nga policia serbe shumë gjatë në aeroport.

Ishte sërish një situatë absurde. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut, Marin Memës dhe disa gazetarëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty dhe na kishin futur në një lloj liste të çuditshme. Na pyesnin vazhdimisht se ‘Për çfarë kishim shkuar në Beograd?’. Largoheshin. Vinin prapë: pyesnin, iknin prapë. Një marrëzi e pafund. Deri sa në fund na lejuan të largoheshim”, tha Shakohoxha.

Më pas, Shako u pyet nëse do të jetë nesër në stadium dhe tha se do të shkojë aty, nëse serbët nuk bëjnë sërish “çmenduri” ndaj gazetarëve shqiptarë.

 

dritan shakohoxha ish-komentatori shqiptar

Lini një Përgjigje