
Ndeshja e Kupës së Libertadores mes Argentinos Zhunior dhe Fluminenses nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për ish-mbrojtësin e Realit të Madridit, Marselo. Futbollisti brazilian u bë protagonist në një dëmtim horro që i shkaktoi kundërshtarit.
Në minutën e 57 të takimit, Marselo bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj Sançezit, duke i thyer këmbën. Menjëherë pasi e shkeli, Marselo e kuptoi dëmtimin që i ka shkaktuar duke kërkuar edhe që të ndalet loja për t’i ardhur në ndihmë futbollistit kundërshtar.
Pasi pa këmbën e kundërshtarit, Marselo ka shpërthyer në lot dhe me kartonin e kuq nuk ka pasur asnjë kontestim. Në fakt, duket qartë edhe nga pamjet se ndërhyrja e Marselos është e paqëllimshme.
Imágenes muy duras. Desolado Marcelo después de esta acción totalmente fortuita sobre Sánchez. pic.twitter.com/m9bYudgViE
— Juan A. Lopesino (@lopesinoJA) August 1, 2023
Lini një Përgjigje