TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2026, 19:32

Manchester City triumfon ndaj Arsenalit, rihapet gara për kreun

Shkruar nga Pamfleti
Manchester City triumfon ndaj Arsenalit, rihapet gara për kreun
Festa e golit

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 2-1 në një përballje direkte për kreun, duke rihapur plotësisht garën për titull në kampionat.

Skuadra e Pep Guardiolës kaloi në avantazh në minutën e 16-të me një aksion individual të Rayan Cherki, i cili finalizoi saktë brenda zonës. Arsenali reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 18-të me Kai Havertz, që përfitoi nga një gabim i portierit Donnarumma.

Ndeshja mbeti e balancuar për pjesën më të madhe, me të dyja skuadrat që krijuan raste të rrezikshme. Arsenali iu afrua golit me Eberechi Eze që goditi shtyllën, ndërsa City kërcënoi disa herë me Haaland dhe Bernardo Silva.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 65-të, kur Erling Haaland shfrytëzoi një rast në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Në minutat e fundit, Arsenali shtoi presionin në kërkim të barazimit. Havertz iu afrua golit në kohën shtesë me një goditje me kokë që kaloi pranë traversës, ndërsa londinezët fituan disa goditje këndi, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin.

Fitorja i jep Manchester Cityt një avantazh të rëndësishëm dhe rihap garën për vendin e pare. Arsenal kuotohet në 70 pik, ndërsa City në 67, por ka një ndeshje më pak. Nëse Arsenal do të kishte fituar, do të shpallej kampion i Premier League.

 

city arsenal

Lini një Përgjigje