TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 20:15

Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe, talenti i kombëtares prezantohet te klubi i ri

Shkruar nga Pamfleti

Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe, talenti i

Feta Fetai është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka prezantuar si huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, me opsion blerjen në përfundim të sezonit.

Fetai e kishte paralajmëruar transferimin e tij në Lindjen e Mesme, për shkak të kushteve më të mira financiare. 20-vjeçari u largua me 55 ndeshje nga Lokomotiva e Zagrebit.

Mesfushori shqiptar do të jetë shok skuadre me Leon Dajakun. Po ashtu edhe me Pako Alkaser dhe Adel Tarab. Ky i fundit ka eksperiencë të pasur në karrierë ku ndër të tjera luajti edhe me Milanin.

Pako Alkaser ndërkohë ka mbajtur veshur fanelën e Barcelonës, që e bleu nga Valencia për 30 milionë euro.

 

feta fetai talenti i kombëtares sharjah fc

Lini një Përgjigje