
“Forbes” ka publikuar studimin e vet të zakonshëm për klubet e futbollit më të vlefshëm në botë. Një mjet i mirë matës për gjendjen e çdo klubi, megjithëse ka disa pozicione që mund të befasojnë.
Me një Ligë të re, të 36-tën, të fituar së fundmi, dhe në prag të një finaleje të Ligës së Kampionëve në të cilën do të kërkojë të fitojë ‘veshgjatën’ e 15-të, Reali i Madridit po përjeton një moment të shkëlqyer sportiv.
Përveç kësaj, 'Los Blancos' mund të mburren edhe duke e kombinuar me momentin ekonomik, që për të tretin vit radhazi, skuadra e bardhë është shpallur klubi më i vlefshëm i futbollit në botë.
Me një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh, revista ‘Forbes’ në raportin e saj vjetor thekson se klubi “Merengues” ka arritur një rritje prej 9% të vlerës në krahasim me vitin e kaluar.
Veç kësaj, bie në sy se Reali i Madridit është skuadra që ka gjeneruar më shumë të ardhura (873 milionë dollarë), se ka fituar pesë nga 10 Champions League të fundit, të luajtura dhe se fiton mesatarisht 205 milionë dollarë në vit nga sponsorët e fanelave, shifra më e lartë në futboll sipas ‘Football Benchmark’, siç thuhet në faqen zyrtare të klubit të bardhë.
Kështu, skuadra e kryesuar nga Florentino Pérez shikon me përbuzje ndjekësit e tyre kryesisht anglezë, të cilët, pavarësisht se kanë një gjendje më të mirë në të drejtat televizive, nuk mund t'i mposhtin bardhezinjtë.
Më poshtë është renditja zbritëse, nga i dhjeti tek i pari, më i vlefshmi klub futbolli në glob:

10. Arsenal (Premier Ligë)
2.6 miliardë dollarë

9. Çelsi (Premier Ligë)
3.1 miliardë dollarë

8. Totenham Hotspur (Premier Ligë)
3.2 miliardë dollarë

7. PSG (Liga 1)
4.4 miliardë dollarë

6. BBajern Mynih (Bundesliga)
5 miliardë dollarë

5. Mançester Siti (Premier Ligë)
5.1 miliardë dollarë

4. Liverpul (Premier Ligë)
5.37 miliardë dollarë

3. Barcelona (La Liga)
5.6 miliardë dollarë

2. Mançester Junajtid (Premier Ligë)
6.55 miliardë dollarë

1. Real Madrid (La Liga)
6.6 miliardë dollarë
Lini një Përgjigje