TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2024, 22:03

Liga e Kombeve/ Zbulohet dilema e madhe e Çekisë për përballjen me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Zbulohet dilema e madhe e Çekisë për

Çekia ka dilema në portë. Kjo është zbuluar nga konferenca për shtyp e çekëve në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që luhet nesër në orën 20:45.

Ishte vetë trajneri, Ivan Hashek ai që u pyet për situatën e portës.

Cila është situata sa i përket portierëve? E keni vendosur se cili nga portierët do të luajë?

Jemi të qartë. Pasi kemi folur me trajnerin e portierëve. Portierët do e dinë në vazhdim kush do të luajë, kështu që nuk do e zbuloj tani”, u shpreh trajneri çek.

Matej Kovar, Antonin Kinski dhe Jedlicka janë portierët në dispozicion. Tashmë mbetet për t’u parë cili do mbrojë portën kundër Shqipërisë.

kombëtarja e çekisë ivan hashek liga e kombeve

Lini një Përgjigje