TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2024, 19:22

Greqia kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Anglinë pas vdekjes së futbollistit helen, UEFA merr vendimin përfundimtar

Shkruar nga Pamfleti

Greqia kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Anglinë pas vdekjes së

Angli-Greqi do të luhet normalisht. UEFA ka refuzuar shtyrjen e ndeshjes së Ligës së Kombeve, kërkesë kjo e bërë nga grekët, pas vdekjes në mënyrë tragjike të lojtarit të përfaqësueses helene, George Baldock.

Insititucioni më i rëndësishëm futbollistik në Europë e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim, pasi për sfidën e programuar në “Wembley” këtë të martë, nuk ka asnjë datë tjetër të lirë. Takimi është i vlefshëm për Ligën B.

31-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.

Gruaja e 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune.

Që në fillim, vlerësimi i mjekut ishte se vdekja e futbollistit të ri erdhi për shkak të mbytjes, pasi në mënyrë makroskopike ishin gjetur mikroflluska të shkumëzuara. Kishte gëlltitur ujë teksa ishte gjallë. Ai kishte veshur kostumin e tij të banjës, gjë që tregon se mund të ketë qenë duke u larë kur ka ndodhur ngjarja fatale.

Në vendngjarje, pas zbulimit të lajmit tragjik, kanë mbërritur menjëherë drejtori teknik i Panathinaikos, Yiannis Papadimitriou, si dhe Giorgos Tzavellas, drejtori i departamentit të futbollit të klubit dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Kombëtaren Greke.

Shumë lojtarë të skuadrës, si Zeka, Senkefeld, Magnusson, Vilena dhe Perez, qëndronin të pikëlluar jashtë shtëpisë.

greqia liga e kombeve uefa

Lini një Përgjigje