TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2024, 18:14

Brajan Gruda refuzon Shqipërinë: Zemra ime thotë që dua të luaj me Gjermaninë, kam objektiv Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Brajan Gruda refuzon Shqipërinë: Zemra ime thotë që dua

Kohët e fundit është përfolur për një kalim të talentit me origjinë shkodrane, Brajan Gruda, në radhët e Kombëtares shqiptare, por gjasat janë të mëdha që kjo gjë të mos ndodhë. 

Në fakt vetë lojtari mendon ndryshe. Sipas tij, synimi dhe ëndrra e madhe është të luajë me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026. Teksa është i grumbulluar me kombëtaren gjermane U-21, futbollisti me origjinë shqiptare, ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të Federatës Gjermane, teksa shprehet:

Jam i lumtur që jam këtu, po argëtohem, si në stërvitje dhe jashtë saj. Jam kthyer në stërvitje prej 1 jave. Mendoj se do të prezantohem ngadalë dhe do të marr disa minuta në ndeshjen e parë. Ndoshta më shumë në ndeshjen e dytë. Do ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time me U-21, minutat do të më bëjnë mirë.

Grumbullimi me kombëtaren A të Gjermanisë, ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Isha në gjendje të stërvitesha me lojtarë që më parë i shihja vetëm në TV. Ishte intensive dhe mund të shihje qartë ndryshimin në cilësi në krahasim me U-21.

Për momentin jam i lumtur që jam me U-21 dhe ky është fokusi tani. Por të gjithë duan të luajnë për ekipin A. Synimi im është Kupa e Botës 2026 dhe dua të luaj një rol të rëndësishëm atje. Dua të fitoj gjithçka me U-21. Është më mirë nëse i fitojmë të dyja. Do të vijë edhe koha ime në ekipin e të rriturve.

Unë kam familjen në Shqipëri, prindërit e mi vijnë nga atje. Këtu kam lindur dhe rininë e kam kaluar në Gjermani. Nuk e di se çfarë ka e ardhmja, por zemra ime më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, u shpreh Gruda.

brajan gruda talenti me origjinë shqiptare

Lini një Përgjigje