TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 19:30

Lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, ish-lojtari i kombëtares zgjedh të rikthehet në Bjellorusi

Shkruar nga Pamfleti

Lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, ish-lojtari i

Valon Ahmedi është lojtari më i ri i Neman Grodno. Ish-lojtari i  Kombëtares ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit, pasi vendosi të rikthehet në Bjellorusi.

Ahmedi nuk ka luajtur asnjëherë në Superiore dhe pse disa herë është lidhur me transferimin në Shqipëri. Vite më parë ishte Skënder Gega, që 30-vjeçari tregonte se e kërkoi te Partizani.

Verën e kaluar ishte radha e Vllaznisë dhe Tiranës që shprehën interes për të. Akordi me fantazistin nuk u arrit.

Ahmedi ka pasur një karrierë të pasur deri më tani. Kështu ka luajtur me Soligorskin, Celjen, Mariborin, Shkëndijën, Kiriat Shmonan, Sudtirol, Inter Zapresiç dhe Rabotniçkin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? FC Neman Hrodna ???? (@fcneman)

 

valon ahmedi ish-futbollisti i kombëtares neman grodno

Lini një Përgjigje