
Kompanitë e basteve e konsiderojnë Egnatian favorite në ndeshjen në Rrogozhinë me Dinamon e Minskut. Sfida e kthimit për turin e dytë të Ligës së Konferencës do të nisë të enjten në orën 21:00.
Egnatia ka koeficientin 2.15, ndërsa Dinamo e Minskut ka koeficientin 3.3. Barazimi brenda 90 minutave është kuotuar me 3.2.
Ekspertët e kompanive të basteve kalojnë kështu Egnatian në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kujtojmë se ndeshjen e parë në Hungari e ka fituar 0-2.
Do të ishte kualifikim historik për skuadrën e Edlir Tetovës. Kjo pasi deri më tani nuk është kaluar asnjëherë turi në Europë.

Lini një Përgjigje