TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 16:28

Çelsi i vendos çmimin e kripur Armando Brojës, sulmuesi shqiptar vlerësohet më shumë se Stërling

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi i vendos çmimin e kripur Armando Brojës, sulmuesi

Çelsi ka disa lojtarë në listë për t’i shitur këtë merkato vere. Një prej tyre është dhe Armando Broja.

Së fundmi është zbuluar shifra që londinezët presin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për plot 25 milionë paund (30 milionë euro). Një shifër mjaft e konsiderueshme, duke marrë parasysh që prej dy sezonesh Broja vuan dëmtimet.

Për më tepër, që Çelsi kërkon më shumë se për të lënë të lirë Stërling. Për këtë të fundit është i gatshëm të heqë dorë për 20 milionë paund.

Për Brojën nuk ka munguar interesimi deri më tani. PSV-ja, Parma, Lajpcigu dhe Shtutgarti janë ekipet që kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Shifra e kripur që Çelsi kërkon mund të sjellë një tjetër huazim. Kujtojmë se 23-vjeçari ka kontratë të vlefshme edhe për tre vite të tjera me Blutë e Londrës.

 

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje