TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 15:44

“Jo bashkë me shtetin që na mohon”, Duka pritet me protesta nga ‘Tifozat Kuq e Zi’ në Luginën e Preshevës: Jo “EURO 2027” me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

“Jo bashkë me shtetin që na mohon”, Duka pritet me

Vizita e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në komunën e Bujanocit, u shënjua jo vetëm nga pjesëmarrja në një turne për fëmijë në Luginën e Preshevës, por edhe nga një reagim simbolik i tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”, i cili shprehu hapur pakënaqësinë ndaj bashkëpunimit të FSHF-së me Serbinë.

Gjatë turneut që u organizua me mbështetjen e FSHF-së, në një nga fushat sportive të zonës, tifozët kuqezi shpalosën një banderolë me mesazhin: “Jo bashkë me shtetin që na mohon, jo “EURO 2027”me Serbinë.”

Kjo pankartë përbën një protestë të drejtpërdrejtë ndaj vendimit të FSHF-së për të bashkorganizuar me Federatën Serbe të Futbollit finalet e Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027.

Reagimi i “Tifozëve Kuq e Zi” nuk është i ri.

Që prej momentit kur u zyrtarizua ky bashkëpunim rajonal, grupi i njohur i tifozëve shqiptarë ka mbajtur një qendrim të ashpër kundër përfshirjes së Shqipërisë në një projekt të përbashkët me Serbinë, duke e konsideruar të papranueshëm bashkëpunimin me një shtet që vazhdon të mohojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

tifozat kuq e zi armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje