
Vllaznia do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit përballë Vikingur Reykjavik, pas fitores në të parën 2-1. Ndërkohë, dueli i kthimit që do të luhet në Islandë, nis në orën 20:45.
Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e para për këtë ndeshje dhe janë disi të çuditshme. Kështu fitorja e Vikingurit me koeficientin 1.3 duket sikur bëhet fakt.
Në anën tjetër është fitorja e Vllaznisë me koeficientin e lartë 7.5. Barazimi ka kuotën 5.
Vllaznia ndërkohë e fitoi 2-1 ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë ia dolën me përmbysje falë golave të Bajramit dhe Malës.

Lini një Përgjigje