TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2025, 18:01

Skuadra nga Katari kërkon Berat Gjimshitin, Atalanta e gatshme ta shesë mbrojtësin kuqezi për 11 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra nga Katari kërkon Berat Gjimshitin, Atalanta e gatshme ta

Berat Gjimshiti mund t’i japë fund aventurës tek Atalanta. Për mbrojtësin shqiptar parashikohet një largim i befasishëm nga klubi bergamask.

Skuadra e Al-Rajan nga Katari është e interesuar për shërbimet e kapitenit të Kombëtares dhe ka paraqitur një ofertë me vlerë 11 milionë euro.

Gjimshiti cilësohet si një prej shtyllave të ekipit të Atalantës, ekip që bleu kartonin e tij afro një dekadë më parë dhe, pas disa huazimeve, ai nisi të bëhej lojtar kyç që nga edicioni 2018-2019.

Në moshën 32-vjeçare, kjo mund të jetë kontrata e fundit e madhe në karrierë dhe ylli nga Lugina e Preshevës po e mendon seriozisht si alternativë. Duke qenë se verën e ardhshme i përfundon edhe marrëveshja me bluzinjtë, klubi po mendon ta shesë që të përfitojë financiarisht.

Transferimi në Lindjen e Mesme do të përfaqësonte një ndryshim rrënjësor në jetën dhe kulturën futbollistike të mbrojtësit. Diçka e tillë do të kompensohej nga paga dukshëm më e lartë se 800 mijë eurot që ai aktualisht përfiton në Serinë A.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e kapitenit kuqezi, ndërsa Atalanta ka nisur të shqyrtojë alternativat për të zëvendësuar një nga lojtarët më të qendrueshëm të viteve të fundit.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare al rajan skuadra nga katari

Lini një Përgjigje