TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 18:40

Larg Shkodrës për Kupat e Europës, Vllaznia luan në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Larg Shkodrës për Kupat e Europës, Vllaznia luan në

Vllaznia nuk do t’i luajë ndeshjet e Kupave të Evropës në stadiumin “Loro Boriçi”. Në këto kushte, shkodranëve u duhet të “shtegtojnë”, por nuk do të jetë “Niko Dovana”, stadiumi pritës.

Është vetë klubi i Vllaznisë, i cili ka zyrtarizuar stadiumin ku do të përballet me Daugavpils. Kjo ndeshje do të zhvillohet “Elbasan Arena”, më 10 korrik në orën 20:00.

Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës.

 

vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje