TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 17:56

Liga e Konferencës/ Dinamo, skuadra më me fat në Europë; sfidon bomberin e dështuar të Partizanit ose ekipin që surprizonte Tiranën

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Dinamo, skuadra më me fat në Europë;

Dinamo është skuadra më me fat e Superiores deri më tani në Europë. Kryeqytetasit kaluan direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pas përjashtimit të Drogedës.

Sot ishin përballë shortit të frikshëm, pasi mund të vendoseshin kundër Rapidit, Jagielloniës dhe Universitatea Kraiovës. Dhe ra opsioni i vetëm, që konsiderohej më i lehti i mundshëm.

Dinamo do të përballet me fituesin e çiftit Dudelanzh-Atletik Eskaldes. Sigurisht që një short i favorshëm, përderisa përballë janë skuadrat e Andorrës apo Luksemburgut.

Tek Atletik Eskaldes luan Rodrigo Piloto, që për ta ka qenë bomber. Te Partizani ndërkohë rezultoi i dështuar.

Në anën tjetër Dudelanzh është i njohur për skuadrat shqiptare. Tre vite më parë eliminonte Tiranën nga turi i parë i Ligës së Kampioneve.

dinamo liga e konferencës

Lini një Përgjigje