TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 15:20

Arbër Hoxha del jashtë planeve të Dinamos së Zagrebit, sulmuesin kuqezi e duan në Turqi dhe Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha del jashtë planeve të Dinamos së Zagrebit,

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha duket se do të largohet nga Dinamo e Zagrebit gjatë kësaj merkatoje vere.

Mediat në Kroaci kanë parashikuar formacionin e sezonit të ri të skuadrës dhe në këtë 11-she mungon emri i lojtarit shqiptar, shkruan “Indeksonline”.

26-vjeçari mund të përfundojë në Turqi, por ka oferta edhe nga klubet e Bundesliga 2.

Gjatë sezonit që lamë pas, Hoxha shënoi tre gola dhe dha 3 asiste në ligë në 31 ndeshje të zhvilluara (jo të gjitha si startues). Vlera e Arbër Hoxhës në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milionë euro.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje