TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 16:05

Ndodh për herë të parë në Kupën e Botës për Klube, gjyqtari aplikon rregullin e ri që ndryshon futbollin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndodh për herë të parë në Kupën e Botës

Gjatë ndeshjes së Grupit F midis Ulsan Hyundai dhe Mamelodi Sandauns, gjyqtari francez Klement Tërpin zbatoi rregullin “8 sekonda” për herë të parë në Kupën e Botës për Klube 2025.

Në fazën e fundit të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Inter&Co” në Orlando, gjyqtari francez ndëshkoi portierin e klubit të Afrikës së Jugut, Ronuen Uilliams, dhe pasi numëroi kohën me duar, i dha goditjen nga këndi ekipit të Koresë së Jugut.

Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 sjell me vete një risi shumë të rëndësishme rregullatore që presidenti i komitetit të gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluixhi Kolina, e kishte prezantuar qartë në prag të turneut:

Për të shmangur humbjen e kohës nga portierët, një goditje nga këndi i jepet ekipit kundërshtar nëse topi mbahet në duart e portierit për 8 sekonda.

Në minutën e 82 të ndeshjes Ulsan-Mamelodi, Klement Tërpin akordoi një goditje nga këndi pavarësisht se topi ishte në duart e portierit të Afrikës së Jugut.

Çfarë ndodhi? Gjyqtari francez zbatoi rregullin e “8 sekondave” për herë të parë në Kupën e Botës për Klube 2025.

ulsan hyundai mamelodi sandauns botërori i klubeve

Lini një Përgjigje