
Një tjetër skandal në futbollin turk dhe protagonist është sërish Zhoze Murinjo.
Presidenti dhe i gjithë bordi drejtues i Komitetit Disiplinor të Futbollit Profesional kanë dhënë dorëheqjen pas publikimit të disa mesazheve private në të cilat sulmonin ashpër trajnerin e Fenerbahçes.
Portugezi është padyshim i vështirë për t’u pranuar nga drejtuesit e Komisionit, të cilët e sulmojnë atë në biseda me fraza të tilla si “ai është toleruar për shumë kohë” dhe “do ta bëjmë të paguajë për këtë sezonin e ardhshëm”.
Fenerbahçe i kërkoi sqarime Federatës Turke të Futbollit:
“Klubi ynë i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Federatës Turke të Futbollit në përgjigje të korrespondencës së bërë publike sot, e cila pretendohet se i përket anëtarëve të Këshillit Disiplinor të Futbollit Profesional. Ne besojmë se ky mentalitet armiqësor, i cili shkel qartë parimin e paanshmërisë dhe bazohet në përballje dhe hakmarrje, nuk ka vend në sportin turk”.
Në muajin shkurt, Muriinjo u dënua me 4 ndeshje pezullim për shkak të gjuhës së përdorur ndaj gjyqtarit të katërt dhe një gjobë prej 10 mijë euro.
Lini një Përgjigje