TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 22:31

Lacio zyrtarizon lojtarin shqiptar, Hysaj pret talentin 19-vjeçarin në Romë

Shkruar nga Pamfleti

Lacio zyrtarizon lojtarin shqiptar, Hysaj pret talentin 19-vjeçarin

Arijon Ibrahimoviç është bashkuar me Lacion.

Klubi e ka prezantuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që ndodhej në Romë prej pasdites së sotme.

19-vjeçari i bashkohet kështu Hysajt te klubi i Lacios. Marrëveshja u arrit me Bajernin e Mynihut si huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove.

Ky nuk është sezoni i parë për Arijon Ibrahimoviç në Itali. Kjo pasi në të kaluarën ishte pjesë e Frosinones.

Para se të kalonte tek ekipi i Bajernit, kishte luajtur me moshat. Ndërkohë për skuadrën U-20 të Gjermanisë numëroi dy paraqitje në nëntor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S.S. Lazio (@official_sslazio)

arijon ibrahimoviç sulmuesi shqiptar lacio

Lini një Përgjigje