TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2026, 18:35

Kupa e Shqipërisë/ Partizani dhe Elbasani zgjidhin kualifikimin në shtesë; Vllaznia mposht Bylisin dhe siguron gjysmëfinalen

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Partizani dhe Elbasani zgjidhin kualifikimin

Përfundojnë dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Partizani është mposhtur në “Arena e Demave” nga Elbasani, duke dërguar sfidën në shtesë.

Verdheblutë gejtën të parët golin në minutën e 25. Lajthia dërgoi topin në rrjetë, pasi Sembene dhe Bytyçi nuk u kuptuan mirë bashkë.

Në minutën e 39, të kuqtë barazuan shifrat. Kontreras riktheu baraspeshën. Doumbia e asistoi, duke vjedhur topin nga Manellari. Ky i fundit pretendoi për ndërhyrje të gabuar.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 49, Elbasani ktheu avantazhin në favor të vet. Lajthia iu kthye në makth “demave”, duke shënuar sërish. Dumbia pretendoi për faull në momentin që humbi topin.

Me këtë rezultat, ndeshja shkoi në shtesë, pasi takimi i parë mes këtyre 2 ekipeve është mbyllur me fitoren e Partizanit 0-1 në “Elbasan Arena”.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia e pati më të lehtë. Shkodranët mposhtën 2-1 Bylisin dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34. Kastrati harkoi në zonë ku Pusi uli topin për Balajn. Gjuajtja e kapitenit ishte spektakolare dhe nuk u ndal dot nga Ozols.

Avantazhi i kuqebluve nuk zgjati shumë, pasi 4 minuta më vonë, ballshiotët barazuan shifrat. Marku gjeti me një top në thellësi Olavion, i cili përfitoi nga pasiguria e Pusit për të dalë para portës.

Në minutën e 44, Vllaznia rigjeti golin e epërsisë. Pas një harkimi nga e djathta, Ozols grushtoi fillimisht,  por topi shkoi te Pusi, i cili me një gjuajtje të zgjuar e dërgoi në rrjetë.

Ndeshja e parë e luajtur në “Adush Muça“ të Bylisit u mbyll me fioren e Vllaznisë me shifart 0-1.

 

 

vllaznia bylis partizani elbasani kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje