
Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e turit të tretë ditën e sotme, ku në fushë zbritën 16 skuadra.
Skënderbeu mundi 4-0 Turbinën, ndërsa Dinamo u mjaftua me dy gola në Arbanë kundër Orikut për të avancuar më tej.
Elbasani mundi me jo pak vuajtje Kastriotin në Fushë-Krujë me rezultatin 2-3, ndërsa Flamurtari triumfoi në shtëpi përballë Burrelit 2-0.
Tomori u eliminua në shtëpi nga Lushnja me rezultatin 3-0, ndërsa Apolonia kaloi më tej, duke mposhtur Luzin 2-1.
Dy përballje shkuan me shtesë, Korabi-Besa dhe Bylis-Vora, me të dyja sfidat që u mbyllën 2-2 në 90 minutat e rregullta.
Lini një Përgjigje