
“FA CUP” është gara më e vjetër në historinë e futbollit dhe tashmë është hedhur shorti për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar befasitë dhe përballjet interesante në këtë kompeticion.
Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe skuadrat e mëdha të futbollit anglez, teksa kryefjala është pa diskutim përballja Arsenal-Liverpul, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra-tjetrës, në takimin e planifikuar për datën 6 janar.
Mançester Junajtid, finalistja e sezonit të kaluar do të përballet me Uigan, ndërsa Çelsi pret në shtëpi Prestonin.
Mançester Siti do të luajë ndaj Hadërsfilld, ndërsa Totenhem do të presë në shtëpi Byrnlejin.
Kristal Palas do të ndeshet me Evertonin, ndërsa çifet e tjera të këtij raundi janë Stok Siti-Brajton, Sanderland-Njukasëll, Brentford-Ulves, Fulhem-Rotherhem, Milluoll-Leijster Siti, etj.
Ky raund është planifikuar për t’u zhvilluar në ditët e para të vitit të ri 2024.
Ja shorti i plotë:

Lini një Përgjigje