TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2023, 20:33

Dritan Shakohoxha: Ishte një supershort, Shqipëria luan shumë bukur kur ka përballë kundërshtarë të fortë

Shkruar nga Pamfleti

Dritan Shakohoxha: Ishte një supershort, Shqipëria luan shumë

Gazetari dhe komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, ka komentuar shortin e Shqipërisë për Kampionatin Europian “EURO 2024”. Shqipëria u shortua në Grupin B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Ai foli rreth ecurisë së Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikueset e fundit, si dhe trajnerët që drejtuan këto dy ekipe.

“Si fillim dua të them që është një super-short që do të na dhurojë një super-Evropian. Do të luajmë tre finale në grup. Nga ky këndvështrim e shoh si një super-short që do të na dhurojë emocion të paharrueshëm. Mijëra shqiptarë do të mbushin stadiumet për të shijuar ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria tradicionalisht luan shumë bukur kur ka kundërshtar të fortë përballë”, tha fillimisht Shakohoxha.

“Që të bëjmë analizën e shortit, duhet të kthehemi mbrapa. Kur ishim të kualifikimet, të gjithë thonin se Kosova ka probabilitet të lartë për t’u kualifikuar dhe i bëri të gjitha përpjekjet që të mos kualifikohet dhe ia doli. Shqipëria nuk ishte aq favorite, por u ndërtua gjatë kualifikimeve. Shkoi si e para në grup, pa e vënë në asnjë çast në dyshim kualifikimin. Në Evropian vijmë si të parët e grupit dhe si skuadra që ka shënuar dy nga tre golat më të bukur gjatë eliminatorëve, që do të thotë se është një super-skuadër. Nuk është që u kualifikua rastësisht”, shtoi ai, në emisionin sportiv “Favorit në T7” .

Trajneri Silvinjo

Dritan Shakohoxha, ka alarmuar me lajmin që e dha në emisionin “Favorit” në T7 rreth kontratës së trajnerit SIlvinjo. Ai pohoi  se trajneri brazilian nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe se ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë një gjë të tillë apo jo pasi atë po e tundojnë ofertat tjera pas suksesit që e pati me Kombëtaren shqiptare, të cilën e kualifikoi në Euro 2024.

Problemi i kësaj Kombëtareje nuk është se na ka rënë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, po trajneri që i mbaron kontrata në fund të Europianit. Ky është sinjali i parë i alarmit të vërtetë për këtë skuadër. Ndonëse nuk ka ndonjë emër të madh në trajning, por siç është bërë Shqipëria edhe falë mundimit të tij, pasi merita kryesore gjithnjë është te futbollistët, padyshim që braziliani ka një meritë të jashtëzakonshme. Vetëm Silvinjo diti t’i bashkojë këta futbollistë, pasi me Edi Rejan ishim në fund të grupit, ndërsa tani jemi të parët. Të mos harrojmë një gjë, se edhe ky trajneri është nën tundimin e shumë ofertave. Ne në Shqipëri jemi, nuk vemi dot në vend tjetër, ndërsa fakti që trajneri nuk ka firmosur ende rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të Europianit, shqetëson. Po e them se realisht ky është i vetmi problem që ka Shqipëria sot. Shorti është i bukur, me ndeshje spektakolare. Kemi tre finale për të luajtur, jo grup bombë”, u shpreh Shakohoxha në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Kombëtares.

Kosova

Dy trajnerë, futbollistë që duhej të grumbulloheshin, që nuk luajnë ata që duhet të luajnë. Histori që tregojnë futbollistë që kërcënoheshin me rrahje në avion. Gjëra të kësaj natyre që kanë ndodhur. Janë në faze të tranzicionit. Gjithmonë shqiptarëve i duhet një fazë e tranzicionit derisa të vijnë te momenti i pjekjes. Kosova zgjodhi dy trajnerë, njëri më katastrofë se tjetri, sidomos ky i dyti (Primoz Gliha), që për hir të sDrië vërtetës veç faktit që është komshi me Ceferinin (presidenti i UEFA-s) në fshatin e vet në Slloveni, nuk kam dëgjuar ndonjë meritë tjetër që të jetë trajneri i Kosovës”, deklaroi mes tjerash Shakohoxha.

dritan shakohoxha komentori i njohur shqiptar

Lini një Përgjigje