
Flamengo dhe Chelsea u përballën mes tyre në ndeshjen për Grupin D të Kupës së Botës për Klube . Brazilianët, me një përmbysje fituan 3-1 dhe tani po "përqafojnë" kualifikimin në "16".
Ndeshja u luajt në Filadelfia. Neto hapi serinë e golave për Chelsea në minutën e 13-të, rezultat që mbylli edhe pjesën e parë.
Flamengo ishte qartësisht superior dhe në pjesën e dytë ata ishin në epërsi. Në minutën e 62-të Bruno Enrique barazoi rezultatin, ndërsa tre minuta më vonë Danilo i dha brazilianëve epërsinë. Jackson në minutën e 68-të mori një karton të kuq dhe e la Chelsean me 10 lojtarë.
Goli i tretë për brazialianët u realizua nga Wallace në minutën e 83-të, duke e çuar “Fla” në 6 pikë pas dy ndeshjeve!
Flamengo:(Luis Felipe): Rossi, Wesley (82' l.t. Varela), Danilo, Leo Pereira, Ayrton Lucas, Eric, Jorginho, De Arasqueta (56' Bruno Henrique), Gerson (82' Wallace), Arauzo (90'+2' Pedro' + 20' Michael), Plata (90'+2' Pedro' + 209).
Chelsea: (Enzo Maresca): Sanchez, James (64' Lavia), Chalobah, Colwill, Cucurreja, Caicedo, Enzo Fernandez (82' Mandueque), Gusto, Palmer (82' Guiyu), Neto, Delap (64' Jackson).
Lini një Përgjigje