TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2024, 13:48

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Goglat rezervojnë përballje të lehta për “BIG-ët” e Europës, me “një këmbë” në kontinentin amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Goglat rezervojnë

Përfundon shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Shqipëria ndodhet në Grupin K, kurse Kosova në atë B. ‘Dardanët’ kanë peshkuar ekipe të forta si Suedia dhe Sllovenia. Më shumë bie në sy përballja me kombëtaren ku luan Xhaka dhe ka një komunitet të gjerë shqiptarësh si Zvicra.

Kombëtarja gjen ferrin me Anglinë dhe Serbinë, ndërsa më pas 2 ekipe që i ka mundur në të kaluarën. Shqipëria rikthen në kujtesën e çdo sportdashësi ‘makthin’ e Beogradit në atë ndeshje të 14 tetorit 2014 në kryeqytetin serb.

Shorti ka rezervuar përballje të lehta fituesja e çiftit Gjermani-Itali nga Liga e Kombeve do të ndeshet me Sllovakinë, Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun.

Ndërkohë humbësja e çiftit Gjermani-Itali do të ndeshet me Norvegjinë, Israelin, Estoninë dhe Moldavinë.

Fituesja e çiftit Francë-Kroaci nga Liga e Kombeve do të ketë përballë Ukrainën, Islandën dhe Azerbajxhanin.

Ndërkohë humbësja e çiftit Francë-Kroaci do të ndeshet me Çekinë, Malin e Zi, Ishujt Faroe dhe Gjibraltarin.

Fituesja e çiftit Spanjë-Holandë nga Liga e Kombeve do të ketë përballë Turqinë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë.

Ndërkohë humbësja e çiftit Spanjë-Holandë do të ndeshet me Poloninë, Finalndën, Lituaninë dhe Maltën.

Fituesja e çiftit Portugali-Danimarkë nga Liga e Kombeve do të ndeshet me Humgarinë, Irlandën dhe Armeninë.

Ndërkohë humbësja e çiftit Portugali-Danimarkë do të ndeshet me Greqinë, Skocinë dhe Bjellorusinë.

Goglat kanë rezervuar përballje të lehta për Belgjikën, ku do të ndeshen me Uellsin, Maqedoninë e Veriut, Kazakistanin dhe Bjellorusinë, ndërsa Austria do të përballet me Rumaninë, Bosnje-Hercegovinën, Qipron dhe San Marinon.

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Goglat rezervojnë

kombëtaret europiane shorti i kupës së botës

Lini një Përgjigje