TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Dhjetor 2024, 13:03

Kosova “peshkon” Zvicrën, ‘Dardanët’ përballë Xhakës dhe Shaqirit në kualifikueset e Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

Kosova “peshkon” Zvicrën, ‘Dardanët’

Kosova njeh rivalët e saj në grupin eleminator për Kupën e Botës 2026. Grup shumë i ekuilibruar për “Dardanët”, që janë shortuar në Grupin B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Përfaqësuesja e Fodës do ta ketë shumë të vështirë të arrijë objektivin e kualifikimit, pasi përballë do të ketë tre kombëtare të cilat do të kenë të njëjtin objektiv. Sigurisht vlen të përmendet fakti se ndeshja më speciale do të jetë ajo me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Ndeshje shumë e veçantë për mesfushorin e Leverkusenit, që do të rikthehet të luajë në shtëpinë e tij, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa do të përballet ndaj “Dardanëve”.

Ndërkohë ekipe shumë të forta mund të konsiderohen po ashtu edhe Suedia me Slloveninë, të cilat janë rritur shumë kohët e fundit, duke patur një gjeneratë të re futbollistësh të rinj.

Megjithatë përfaqësuesja e Kosovës nuk ka asgjë për të humbur e pse jo mund të përballet si e barabartë ndaj të treja këtyre kombëtareve, me shpresën se “dardanët” mund të shndërrohen në suprizën e bukur të këtyre eleminatoreve.

Ngjarja më e madhe botërore e futbollit, e organizuar nga FIFA, për herë të parë në këtë kampionat të 2026-s do të ketë një shtim të numrit të skuadrave Europiane nga 13 në 16. Ky konsiderohet si edicioni më gjithëpërfshirës i të gjtihë edicioneve të Kupave të Botës deri më tani, me gjithsej 48 ekipe.

Faza e grupeve kualifikuese të zonës Europiane ku jemi edhe ne, pjesë të UEFA-s, do të fillojë ndeshjet në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë në nëntor po të vitit të ardhshëm, 2025. Turneu do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë skuadra dhe fituesit e grupeve që sigurojnë një vend në fazën finale.

Katër vendet e mbetura do të vendosen në mars të vitit 2026 në një play-off me 16 ekipe që përfshijnë 12 vendet e dyta të grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve UEFA 2024-2025, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës dhe as si kryesuese të grupeve.

 

kosova eliminatoret e botërorit

Lini një Përgjigje