TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2024, 21:36

E ktheu ndeshjen e Ligës së Konferencës në stërvitje, Fiorentina vendos rekordin e ri përballë sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

E ktheu ndeshjen e Ligës së Konferencës në stërvitje,

Fiorentina mposhti me rezultatin 7-0 skuadrën e LASK, ku luajti nga minuta e parë Valon Berisha.

Një fitore e madhe kjo për skuadrën e Serisë A në Ligën e Konferencës, pasi asnjëherë më parë nuk ia kishte dalë të shënonte kaq gola në Europë gjatë një takimi të vetëm.

Tri gola u shënuan në pjesën e parë dhe katër të tjerë në të dytën. Duhet thënë se para goleadës, Fiorentina shënoi një tjetër gol që u anulua për prekje të topit me dorë.

Katër fitore dhe vetëm një humbje ka Fiorentina në pesë raundet e para të Ligës së Konferencës.

fiorentina lask liga e konferencës

Lini një Përgjigje