
U luajtën prej orës 18:45, tetë ndeshjet e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Europës, ku u shënuan në total, plot 22 gola.
Pas dy barazimesh, Roma u kthye te fitorja, teksa në “Olimpico” mundi pastër 3-0 Bragën. Pelegrini gjeti golin pas shumë kohësh, teksa realizoi në minutën e 11.
Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid dyfishoi shifrat. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Hermoso. Roma renditet në vendin e 14-të me 19 pikë.
Mançester Junajtid triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Plzen. Në minutën e 47, një gafë e portierit Onana solli golin e vendasve çek, me anë të Vidra.
“Djajtë e Kuq” u përgjigjën pas disa minutësh, me Hojlund, i cili kompletoi përmbysjen e madhe, me golin e tij në minutëne 88.
Në ndeshjet e tjera, Gallatasaraji zhgënjeu në transfertë, teksa barazoi 2-2 ndaj Malmos. Fitore spektakolare arriti edhe PAOK-u me plot 5 gola ndaj Ferencvaroshit. Dueli ku vendosi drejtësi treshja e arbitrave shqiptarë me kryesor Juxhin Xhajën, mes Hofenhemit dhe FCSB u mbyll në barazim pa gola.

Lini një Përgjigje