TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2024, 20:23

“Kur vjen java e kombëtares, bllokohet i gjithë vendi”, Kumbulla u tregon italianëve çmendurinë e përjetimit të shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Kur vjen java e kombëtares, bllokohet i gjithë vendi”,

Marash Kumbulla është rikthyer për të dhënë një intervistë në mediat italiane. Pas kohës së vështirë te Roma, mbrojtësi shqiptar ka gjetur  besimin e Espanjolit. Në fillim aventura e tij në La Liga nisi në mënyrë spektakolare, më pas kishte disa luhatje.

Përpos historive të treguara sa i përket vështirësive te Roma dhe dëmtimit të kaluar, në Itali e kanë pyetur Marashin edhe për Kombëtaren. Kumbulla ka treguar se përjetimi që i bëhet futbollit në vendin tonë është paksa i pazakontë.

Në Shqipëri futbolli është vetëm për tifozët. Kur vjen java e Kombëtares, i gjithë vendi është i bllokuar. Dhe Kombëtarja jonë po rritet shumë në vitet e fundit. Shumë nga lojtarët tanë kanë familje shqiptare dhe janë lindur e rritur jashtë. Kemi kaluar një Europian të mirë dhe po rritemi.

Silvinjo? Ësahtë një trajner vërtet i mirë. Kemi arritur në nivel të mirë në Europian dhe jemi të gjithë të fokusuar tani te Botërori, vendi që të gjithë duam që të jemi”, tha Kumbulla.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje