
Përfundojnë ndeshjet e raundit të 6 të Ligës së Europës. Lacio ka mposhtur në transfertë Ajaksin me rezultatin 1-3.
Lacialët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12 me Çauna. Me fillimin e pjesës së dytë holandezët barazuan shifrat me Traore.
5 minuta më vonë, kryeqytetasit u kthyen sërish në avantazh me golin e Fisajo Dele Bashiru, ndërsa në minutën e 77, Pedro Rodriguez vulosi shifrat përfundimtare në 3-1.
Nedim Bajrami ka arritur t’i marrë një pikë të rëndësishme Totenhemit. Igamane zhbllokoi ndeshjen për Gllasgou Renxhërs në minutën e 47, ndërsa Dejan Kulusevski barazoi shifrat në minutën e 77.
Në ndeshjet e tjear, Porto triumfoi pastër 2-0 përballë Midtyland, Lioni mposhti 3-2 Ajntrahtin e Frankfurtit, Sociedadi fitoi 3-0 ndaj Dinamos së Kievit.
Beshiktashi i Ernest Muçit u mposht 2-1 nga norvegjezët e Bodo Glimt.
Lini një Përgjigje