
Kristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në vitin 2023. Portugezi me Al Nasri shënoi plot 54 gola gjatë këtij viti kalendarik, duke lënë pas yje si Haland, Mbape dhe Kejn.
Al Nasri luajti në transfertën e Al Tauon, duke fituar 1-4 në ndeshjen që Ronaldo e luajti të plotë. CR7 ishte autori i golit të katërt në minutën e 92.
Tashmë 38-vjeç, Ronaldo ka treguar se nuk njeh moshë dhe as s’di të ndalet. Në vitin e tij të parë tek Al Nasri ia doli të lërë gjurmë, ndërsa në Arabinë Saudite ka fituar zemrat e tifozëve.
Lini një Përgjigje