TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 15:57

Kombëtarja luan testin e parë miqësor para “EURO 2024”, kush është 32-vjeçari që do të vendosë drejtësi ndaj Lihtenshtejnit

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja luan testin e parë miqësor para “EURO

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme testin e parë miqësor të muajit qershor. Kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me Lihtenshtejnin. Sfida që do të zhvillohet në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari, do të startojë në orën 20:00.

Tashmë është mësuar edhe grupi i arbitrave që do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.

Bëhet fjalë për gjyqtarin, Bence Csonka. Arbitri hungarez do të jetë ai që do të gjykojë sfidën e Kombëtares shqiptare. 32-vjeçari gjithashtu do të ketë në krah asistentët Norbert Bornemissza dhe Peter Garai. Edhe dy asistentët janë me origjinë hungareze.

Përsa i përket kryesorit, Csonka është një arbitër i ri në moshë, pa shumë eksperiencë ndërkombëtare. Ndeshjet e fundit ndërkombëtare që ai ka gjykuar kanë qenë Rijeka – Dinamo Zagreb dhe Puskas Akademie U17 – Juventus U17.

shqipëria lihtenshtejn ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje