TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 16:47

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët, 760 forca policie në gatishmëri totale në Napoli

Shkruar nga Pamfleti

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët,

Europiani “Gjermani 2024” ngre siparin ditën e sotme me fazën kualifikuese, ku emrat e mëdhenj të futbollit europian do të zbresin në fushën e lojës.

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët,

Më pas në orën 20:45 do të luhen edhe 7 ndeshje të tjera, ku spikat finalja e Europianit të fundit mes Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, e vlefshme për Grupin C.

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët,

Do të jenë 760 forca policie, të reparteve të ndryshme, që kanë nisur të patrullojnë në Napoli, nga dita e djeshme, kur në qytet kanë mbërritur 2500 tifozë anglezë.

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët,

Nga mëngjesi i sotëm kordonët janë shtrënguar edhe më shumë, duke parë se Kuestura e Napolit ka marrë sinjale për mundësi përplasjesh të ashpra mes grupeve të tifozëve.

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët,

Prandaj, duke parë atë që ndodhi me tifozët e Frankfurtit, vetëm të enjten e kaluar, gatishmëria e forcave të rendit është totale.

 

Klasikja 90-vjeçare e futbollit “mbërthen” tifozët,

Duhet thënë se pavarësisht frikës së madhe që do të kishte përplasje mes dy tifozërive vendase dhe mike, gjithçka duket ndryshe deri më tani.

Rreth 2500 tifozë anglezë kanë mbërritur në Itali dhe atmosfera duket mjaft relaksuese. Ata janë fotografuar në rrugët e Napolit duke shijuar birrë të ftohtë nën rrezet e diellit të ngrohta të qytetit. Tifozët britanikë duken mjaft të qetë dhe sikur nuk kanë ndërmend të provokojnë apo të shkaktojnë probleme.

italia anglia

Lini një Përgjigje