TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2024, 20:36

Kevin Durant bashkëaksioner me sheikët e Katarit, basketbollisti amerikan blen 12.5% të aksioneve të PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Kevin Durant bashkëaksioner me sheikët e Katarit, basketbollisti

Kevin Durant, ylli i basketbollit amerikan ka shfrytëzuar udhëtimin për në Europë jo vetëm për sport, por edhe për biznes.

Mësohet se ylli i Suns në NBA tashmë është pjesë e PSG-së, pasi nëpërmjet shoqërisë së tij “Boardroom” ka mundur që të blejë një kuotë të vogël aksionesh të skuadrës franceze.

Operacioni, i orkestruar nga fondi amerikan i investimeve “Arctos Sports Partner”, mësohet se ka qenë rreth 4.3 miliardë euro, të cilat konvertohen në 12.5% të aksioneve.

Sipas burime të “The Athletic”, Durant ka kontribuuar me disa milionë dollarë.

kevin durant ylli i basketbollit amerikan psg

Lini një Përgjigje