TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2024, 19:41

“E lumtur për mundësit që i sollën Shqipërisë medalje”, Luiza Gega: Të jenë shembull për të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

“E lumtur për mundësit që i sollën

Atletja Luiza Gega nuk arriti të përsëriste në “Paris 2024” rezultatin e shkëlqyer që shënoi në Tokio si finaliste e garës prestigjioze 3000 metra me pengesa.

Megjithatë ish-kampionia e Europës u shfaq e lumtur dhe krenare për rezultatet e mundësve Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, të cilët siguruan medalje bronzi në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Paris.

Të bësh sport në Shqipëri apo të fillosh nga zero është shumë e vështirë. Jam shumë e lumtur për djemtë që i sollën Shqipërisë medalje dhe patjetër që do doja të ishte një shqiptar-shqiptar në mesin e tyre, por që është shumë e vështirë sepse mendoj që ende nuk e kemi mentalitetin e fituesit të medaljeve të tilla.

Kemi pasur shumë mangësi, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Kjo të jetë një rrugë e hapur për të ardhmen dhe të influencojë te të rinjtë. Këta sportistë të jenë shembull për të rinjtë”, deklaroi ndër të tjera Gega.

luiza gega atletja shqiptare

Lini një Përgjigje