TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2023, 20:11

Kapiteni “tradhton” Milanin në fund, Atalanta e Gjimshitit thyen kuqezinjtë dhe kthehet në garë për Champions

Shkruar nga Pamfleti

Kapiteni “tradhton” Milanin në fund, Atalanta e Gjimshitit

Atalanta ka mposhtur Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në Bergamo, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të vendasve. Një ndeshje e luftuar nga të dyja kampet, por që në fund u nda me fitoren e zikaltërve.

Një devijim i pafat i skuadrës kuqezi solli golin e parë të zikaltërve të vegjël pas 37 minutash lojë, me anë të Lukman. Skuadra e Piolit reagoi brenda pjesës së parë, falë Zhiru. Djemtë e Gasperinit u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe morën përsëri avantazhin. Lukman kompletoi dopietën personale, pas asistit të De Ketelare.

Serbi Jovic “tundi rrjetën” për herë të dytë në këtë sezon, por goli i tij 10 minuta nga fundi nuk ishte i mjaftueshëm. 6 minutat shtesë prodhuan një gol me vlerë 3 pikë për Atalantën të realizuar nga Muriel dhe kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e Milanit, Davide Kalabria.

Në fund, të dy trajnerët respektivë i shtrënguan duart njëri-tjetrit. Në këtë ndeshje luajti edhe Berat Gjimshiti, në kampin bergamaskë.

Me këtë humbje, Milani mbetet në vendin e 3 me 29 pikë, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e 7 me 23 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjesh.

atalanta milan seria a

Lini një Përgjigje