Një incident i pakëndshëm është regjistruar në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, ku disa tifozë u përfshinë në një përleshje fizike.
Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë disa persona të veshur me fanella të Argjentinës duke u përplasur fizikisht me një tifoz tjetër. Në video shihen të pranishëm që tentojnë të ndërhyjnë për të ndarë palët dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Përplasja përfundoi pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit, të cilat neutralizuan situatën dhe larguan personat e përfshirë në incident.
???? TRES ARGENTINOS GOLPEAN A UN INGLES CUANDO FESTEJABA LA VICTORIA VS NORUEGA
— La Catrina Norteña (@catrina_nortena) July 12, 2026
Sucios adentro y afuera de la cacha... pic.twitter.com/6RKiGL8wH4
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në përleshje dhe autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen.
Fakti që në konflikt u përfshinë tifozë me fanella të Argjentinës ka ngjallur shumë komente në rrjetet sociale, pasi kombëtarja argjentinase nuk ishte pjesë e kësaj sfide.
Pavarësisht tensioneve në tribuna, ndeshja nuk u ndërpre dhe u zhvillua normalisht. Në fushë, Anglia arriti të përmbysë Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë dy golave të Jude Bellingham.
Lini një Përgjigje