
Gjyqtari Antoni Tejlor është kthyer në armikun e romanistëve pas finales që skuadra e Romës humbi përballë Seviljes në Ligën e Europës. Sikur të mos mjaftonte shpërthimi i Murinjos dhe akuzat e tij ndaj britanikut të kontestuar për shumë vendime, duke e pritur edhe në parkingun e stadiumit në Budapest, edhe tifozët e Romës kanë bërë të tyren kundër gjyqtarit.
Woahhhhhhh… ???? pic.twitter.com/FwEpmjERNg
— Football Tips ⚽ (@JamesMurphyTips) June 1, 2023
Ata e kanë pikasur në aeroportin e Budapestit dhe ndonëse ai shoqërohej nga forcat e rendit, e kanë rrethuar dhe i janë vërsulur me sharje dhe kore ndaj tij.
Gjyqtari u largua me vështirësi mes turmës, i frikësuar pasi situata po përshkallëzohej në mënyrë të menjëhershme, duke tmerruar edhe familjarët e tij që ishin aty. Policia ia doli që t’i fuste në një dhomë për punonjësit e aeroportit, derisa u qetësua situata, pasi një prej tifozëve të Romës nuk ngurroi edhe të gjuante me karrige në drejtim të tyre.
Parte 2. Caos Taylor. Accerchiato in aeroporto dai tifosi della Roma. Ora live SPORTITALIA @tvdellosport @AlfredoPedulla @tancredipalmeri pic.twitter.com/anL5B37eFD
— Michele Criscitiello (@MCriscitiello) June 1, 2023
Mediat italiane bëjnë të ditur se Tejlor ka mbetur i mbyllur aty brenda për rreth një orë, derisa u shoqërua drejt avionit me të cilin do të kthehej në shtëpi.
Anthony Taylor, l’arbitre de Seville - Roma, a été chahuté par des supporters de la Roma à l’aéroport de Budapest. ????
— Footballogue (@Footballogue) June 1, 2023
(???? @LAROMA24) pic.twitter.com/uSXkCIQdvL
Lini një Përgjigje