
Pas fitores dramatike 2-3 në mesjavë në transfertë ndaj Bodo/Glimt në Champions League, Juventusi është rikthyer te fitorja edhe në Serie A. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-1 Kaljarin në “Allianz Stadium”.
Në minutën e 25 me një kundërsulm të shpejtë, Kaljari gjeti golin me Sebastiano Espozito, i huazuar nga Interi, pas asistit të Marko Palestras.
Reagimi i bardhzinjve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat për një minutë me Kenan Jilldiz. Ylli turk shënoi me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 31, u dëmtua Dushan Vlahoviç dhe në vendin e serbit, i cili la fushën mes lotësh, hyri Xhonatan Devid.
Në fund të pjesës së parë, Jilldiz shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për bardhezinjtë, pas asistit të marrë nga Pier Kalulu. Pjesa e parë u mbyll 2-1. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Juventusi fitoi 2-1 dhe renditet në vendin e 7 me 23 pikë. Ndërkohë, Edon Zhegrova nuk luajti për asnjë minutë sot.
Lini një Përgjigje